Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Fieri në këmbë para derbit, administratori Bregu për “VipSport”: Ju tregoj projektin Superiore, Apolonia shkollë futbolli

Apolonia e këtij sezoni e ka nisur ndryshe. Përgatitjet kanë startuar më herët se rivalët, ndërsa gjithçka nisi duke ruajtur bazën e sezonit të shkuar, dhe duke ulur në stol një trajner si Artan Mërgjyshi që ka trajnuar me sukses edhe në Superiore. Në Fier nuk heqin dorë edhe nga talentet, ndonëse duan patjetër Superioren. Këtë fundjavë luhet derbi tradicional i Myzeqesë, me fierakët që këtë sezon që shihen si favoritë, ndonëse edhe Lushnja ka një ekip për t’u marrë në konsideratë. Administratori Olis Bregu është duke i qendruar afër ekipit, ndërsa në një intervistë për “VipSport”, tregon ambiciet e këtij sezoni dhe projektin që ka nisur tashmë në Fieer, që nga skuadra, stadiumi, Akademia dhe Superiorja që do të jetë si “qershia mbi tortë” këtë sezon…

-Bregu, si është Apolonia e këtij sezoni?

Kemi ndërtuar një ekip me pretendime, por duke u bazuare dhe tek elementët e sezonit të shkuar. Që do të thotë se nuk mund të bënim ndryshe, duke qenë se kishim kualitete, por edhe lojtarë shumë të talentuar. Mbajtëm boshtin dhe natyrisht lojtarët e rinj, e në ato pika ku hasëm probleme vjet bëmë merkato.

-A janë afruar lojtarët e duhur?!

Çdo gjë në Fier nisi me maturi dhe me një organizim ndryshe. Presidenti i nderit, Z. Koço Kokëdhima e do futbollin dhe Apoloninë, i pëlqen e bukura dhe ai kërkon që Fieri të jetë mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Që do të thotë se këtë sezon na lind si detyrë dhe përgjegjësi para sportdashësve fierakë që Apoloninë ta rikthejmë në elitë. Afruam Mërgjyshin si trajner, e më pas edhe merkato mendoj se është bërë në ato pika ku ka paasur nevojë skuadra dhe stafi. Pastaj koha do e tregojë…

-Gjatë merkatos keni afruare dhe të rinj të talentuar, pse këto zgjedhje?!

Sepse Apolonia ka nisur një projekt prej vitesh me Akademinë dhe moshat. Imagjinoni, në Kategorinë e Parë dhe kemi shitur lojtarë. Fili, Uzuni, Krasniqi së fundmi, por  ka edhe të tjerë. Duroni edhe pak, do të shihini që lojtarë fierakë, të dalë nga akademia do të shiten jashtë. Mbase janari është larg, por vetëm kini durim. Infrastruktura është prioritet sepse që të jesh klub profesionist duhen edhe kushtet të atilla. Në Fier ke qejf të hysh në ambientet e stërvitjes, apo grumbullimi në hotelin e klubit. Tashmë kemi edhe stadiumin në rikonstruksion..që do të jetë gati për dy javë besoj.

-Që do të thotë se Apolonia është për Superiore?

Patjetër që po, ka nisur rruga për t’u rikthyer në elitë, sepse Fieri dhe tifozeria fierake e meritojnë që të jenë jo vetëm në Superiore, por edhe në nivele të larta. Janë të gjithë këta komponentë, të cilët na obligojnë dhe na detyrojnë që të japim shumë e të kërkojmë shumë. Apolonia është ndoshta klubi që është më korrekt me pagat. A keni dëgjuar çështje gjyqësore të ish-lojtarëve apo lojtarëve aktualë karshi klubit tonë?! Kurrë dhe kurrë nuk do të ketë. Duam që të jemi model por edhe “Fair-Play” në fushë. Ky projekt që ka Apolonia do t’i vlejë edhe futbollit shqiptar dhe frytet nuk do të mungojnë. Shumë talente nga Fieri do të jenë pjesë e Kombëtareve kuqezi në shumë grupmosha…Harizaj, Mihana e Sot janë pjesë e Shpresave aktualisht, por në ekip ka edhe të rinj të talentuar, mund të përmend Mehmetin apo dhe Gjatën në sulm. Portën e kemi për shumë vite të garantuar. Por edhe te moshat kemi afruar talente që premtojnë shumë.

-Kthehemi pak te kampionati, fituat në start nëë ndeshjen e luajtur në Elbasan, ndërsa ndeshjen e radhës e keni me Lushnjën. Si e shihni derbin e Myzeqesë?!

Ndeshja në Elbasan u fitua me meritë, dhe na shërben shumë në aspektin psikologjik, pasi morëm pikët që janë të rëndësishme e natyrisht që bëmë edhe lojë., e mund të shënonim edhe më shumë gola. Por ajo iku dhe tashmë të gjithë e kemi përqendruar vëmendjen te Lushnja. Duam tri pikët, është detyrë për skuadrën që t’ua bëjë dhuratë tifozëve. Vetëm kështu do të mbushim stadiumin duke i dhënë emocione tifozerisë sonë dhe qytetit të Fierit.

-Meqë përmendët tifozët cilat janë masat?

Klubi gjithmonë ka vënë mjete, ashtu do të ndodh edhe për ndeshjen e së dielës në Ballsh. Edhe nëse do të ketë më shumë se një autobus që është konfirmuar deri më tani, mund të rritet numri i automjeteve falas për ta. Me sa di do të rritet sepse në Fier kjo ndeshje pritet me shumë entuziazëm dhe ne si klub do ua plotësojmë dëshirën…

-Çfarë premtoni për tifozët?!

Shiko unë nuk mund të bëj premtime, sepse janë lojtarët ata që luajnë. Por kam parë seriozitet gjatë javës sepse unë jam bashkë me ekipin, obligim nga stafi, ashtu si edhe tifozë që ndjekin stërvitjen. Ndaj të gjithë bashkë duhet që ta mundim Lushnjën në këtë ndeshje dhe të tregojmë se ne jemi për Superiore.

Intervistoi:Erjon Saliu/Vipsport.al/