“Fajin e kanë pemët”, kundërshtari i Romës detyrohet të ndërrojë stadium për një arsye qesharake

Roma do të luajë këtë sezon në Ligën e Europës, duke qenë se arriti direkt në fazën e grupeve pasi Milani u përjashtua dhe për pasojë, Roma kaloi në grupe. Kundërshtar, skuadra italiane do të ketë austriakët e Volsbergerit, në ndeshjen që luhet në Austri në datën 3 tetor.

Në debutimin në shtëpi ndaj Romës, Volsbergerit i duhet që të luajë në një fushë neutrale duke qenë se UEFA nuk i ka dhënë licencë për stadiumin “Lavantal Arena”. Stadiumi ka një kapacitet shumë të vogël por në fakt nuk është kjo arsyeja e mosdhënies së licencës.

Rreth e qark stadiumit ka shumë pemë të mbjella dhe në total ka rreth 200 pemë. Kjo ka bërë që UEFA të mos i japë një licencë duke qenë se nuk garantohet siguri për tifozerinë por njëkohësisht edhe për futbollistët. Volsberger do ta luajë ndeshjen ndaj Romës, por edhe të tjerat në Graz. /Erjon Allaraj-VipSport.al/