sex hikayeleri porno izle kartal escort

Euro 2020/ Rivalët i japin një tjetër shuplakë kuqezinjve, Portugalia triumfon në Serbi

Gjatë ditës së sotme përveç Shqipërisë dhe Kosovës, kanë zbritur në fushë edhe Kombëtaret e tjera europiane. Bie në sy sfida në transfertë e kampionëve të Europës në fuqi, Portugalia. Luzitanët kanë mundur me rezultatin 2-4 Serbinë.

Pjesë e këtij grupi B janë edhe Ukraina që e udhëheq garën, Luksemburgu e Lituania. Ndërkohë, në grupin A, në të cilin është Kosova, Anglia ka mundur Bullgarinë. Tre Luanët janë favoritët kryesorë për të triumfuar, teksa bullgarët janë në vendin e fundit në grup. Ndërkohë, në grupin H ku merr pjesë edhe Shqipëria, Islanda ka mundur 3-0 Moldavinë.

Vikingët, të cilët janë një rival direkt i kuqezinjve fituan pa shumë lodhje përballë një rivali modest. E njëjta histori edhe me Turqinë, që gjithashtu është në grupin e kuqezinjve dhe mundi me rezultatin 1-0 Andorrën. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Ndeshjet:

Francë-Shqipëri 4-1
Shënues: 8′,68’Koman, 27’Zhiru, 85’Ikone/ 90’Cikalleshi (p)

Serbi-Portugali 2-4
Shënues: 68’Milenkoviç, 85’Mitroviçc/ 42’Karvalho, Guedes, 80’Ronaldo, 86’Silva

Turqi-Andorra 1-0
Shënues: 89’Tufan

Angli-Bullgari 4-0
Shënues: 
24′, 49(p), 73′(p)Kejn, 55’Sterling

Islandë-Moldavi 3-0
Shënues: 
31’Sigtorson, 55’Bjarnason, 77’Mudrac (ag)

Lituani-Ukrainë 0-3
Shënues: 
7’Zinçenko, 28’Marlos, 62’Malinovski