Euro 2020/ Rezultatet dhe renditjet. Ringjallet Gjermania, Maqedonia e Veriut kthehet në garë

Gjermania është kthyer përsëri në garë sot për kualifikimin në Euro 2020, pas një fitoreje të rëndësishme 2-0 në fushën e Irlandës së Veriut. Skuadra e Joakim Lëv ishte në krizë paraqitjesh, por përballë irlandezo-veriorëve ka vuajtur e ka fituar duek marrë tri pikët që i nevojiteshin për të siguruar përsëri kreun e grupit. Ata i ndjek me 3 pikë diferencë Holanda e cila triumfoi pa probleme në transfertë ndaj Estonisë dhe është ndër kandidatët për kualifikimin bashkë me gjermanët.

Barazimi I Kroacisë në Azerbajxhan ka hapur Grupin E, ku Sllovakia ka mundur 2-1 Hungarinë në një grup ku ka tani 4 skuadra në garë për fazën finale.

Edhe Polonia vazhdon krizën, me ndeshjen e dytë radhazi pa fitore, që ka vënë në pozita të vështira Levandovski & Co.

Ndërkohë, vazhdon marshimi absolut i Belgjikës e cila me fitoren e 6 radhazi, është një hap larg kualifikimit që mund të sigurohet që në ndeshjen e radhës.

GRUPI C
Estoni-Holandë 0-4
17′, 48′ Babel, 76′ Depaj, 87′ Vijnaldum
Irlandë e Veriut-Gjermani 0-2
48′ Halstenberg, 90’+3’ Gnabri

GRUPI E
Azerbajxhan-Kroaci 1-1
72’ Khalizada / 11’ (p) Modriç
Hungari-Sllovaki 1-2
50′ Szaboszalai / 40′ Mak, 56′ Bozenik

GRUPI G
Letoni-Maqedoni e Veriut 0-2
16′ Pandev, 19′ Bardhi
Poloni-Austri 0-0
Slloveni-Izrael 3-2
43′, 90’ Verbic, 66’ Bezjak / 50′ Natco, 63′ Zahavi

GRUPI I
Rusi-Kazakistan 1-0
89′ Fernandes
San Marino-Qipro 0-4
2′, 73′ Kusulos, 39′ Papulis, 75′ Artimatas
Skoci-Belgjikë 0-4
9′ Lukaku, 24′ Vermalen, 32′ Alderueireld, 82′ De Bryjn