EURO 2020/ Franca dhe Turqia marrin fitoret e radhës, Ronaldo shënon 4 gola

Në mbrëmjen e sotme u luajtën edhe sfidat e tjera kualifikuese për Euro 2020, teksa Franca e cila është edhe në grupin e Shqipërisë, luajtën ndaj Andorrës dhe fituan 3-0. ‘Gjelat’ janë favoritë absolute për të triumfuar, për t’i dhënë vazhdimësi edhe triumfit të kaluar me kuqezinjtë, ndërsa udhëheqin grupin me 15 pikë, po aq sa Turqia.

Ndërkohë, Turqia luajti në transfertë ndaj Moldavisë ku arritën të fitojnë 0-3. Në fushë zbritën edhe kampionët e Europës në fuqi, Portugalia të cilët mundën Lituaninë 1-5 nga ku, 4 gola i realizoi Ronaldo. Ndërkaq, Mali i Zi u mund në shtëpi nga Çekia 0-3.

Ndeshjet:

Francë-Andorra  3-0

Lituani-Portugali 1-5

Luksemburg-Serbia 1-3

Moldavi-Turqi 0-4

Mali i Zi-Republika Çeke 0-3