Elbasani për rekorde, asnjë afrim në merkaton e verës!

Të gjithë skuadrat e Kategorisë së Parë, duke filluar që nga Veleçiku e deri te Devolli kanë qenë shumë aktive në merkato. Por, të bën jo pak përshtypje fakti se është Elbasani skuadra që gjithnjë rrezikon mbijetesën dhe sërish nuk “nxë mend”. Madje nuk ka bërë asnjë afrim por është mjaftuar me lojtarët që kanë mbyllur sezonin e shkuar dhe disa afrime nga të rinjtë e klubit dhe ekipet private të qarkut.

Elbasani ndihet skuadra më e rrezikuar për të rënë një kategori më poshtë këtë sezon, edhe për shkak të mungesës së lojtarëve.

Nga burimet brenda klubit mësohet se po shpresohet te huazimet që do të vijnë nga Superiorja, por kjo gjë mund të ndodhë vetëm gjatë ditëve të fundit të muajit janar, ku do të shihet se cilët prej tyre do të dalin jashtë planeve të këtyre skuadrave.

Problemi qëndron se Elbasani ka nevojë për shumë lojtarë dhe nuk dihet sesa do të jenë mundësitë që të bëjnë ato afrimet që duhen në këto pak ditë që kanë mbetur. Në Elbasan të gjithë shpresojnë që këtë javë të afrohen lojtarët që duhen, në mënyrë që të kenë pak kohë në dispozicion për t’u harmonizuar me pjesën tjetër të grupit. Verdheblutë e nisin sezonin në fushën e tyre me Apoloninë, një nga ekipet që synon elitën këtë sezon.

E.S./Vipsport.al/