Ekskluzive/ Panuçi te Shkëndija? Klubi shqiptar përgënjeshtron: Spekulime dhe thashetheme, ruajmë standardin

Kristian Panuçi është lakuar së fundmi si trajneri që mund të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës. Emri i ish-trajnerit të Kombëtares, shihej si pasuesi i Qatip Osmanit ndërkohë që edhe në Greqi po presin për Panuçin. “VipSport.al” është interesuar pranë zyrave të klubit të Shkëndijës në lidhje me këtë çështje dhe ka marrë një përgjigje zyrtare.

Zyra për shtyp, konfirmon për “VipSport.al” se gjithçka janë thashetheme dhe vetëm spekulime ndërkohë standardi i klubit është që të komunikohet gjithçka në kohë reale, ashtu siç ka ndodhur në vazhdimësi.

Përgjigja e klubit:

“Shkëndija nuk komenton spekulimet dhe thashethemet në media dhe opinion, pasi për gjithçka zyrtare klubi ruan standardin ta komunikon në kohë reale përmes kanaleve të KF Shkëndija”, Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KF Shkëndija”.