Ekskluzive/ Luftëtari gjen trajnerin e ri, në stolin e gjirokastriteve ulet një grek

Klubi i Luftëtarit ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për të sistemuar edhe një herë emrin e trajnerit. Të gjendur të surprizuar nga vendimi i ish-trajnerit Dalipi për t’u larguar vetëm pak para fillimit të kampionatit, gjirokastritët emëruan në krye të skuadrës drejtorin e tyre teknik, Klodian Duro.

Duro e udhëhoqi skuadrën në këto tre javë, ndërsa tashmë është kthyer të mbulojë rolin e tij të mëparshëm. Kështu, drejtuesit nisën nga puna për të gjetur trajnerin e ri, ndërsa opsion ishte Greqia. Dhe, pas alternativës Kolcidhas, bluzinjtë duket se kanë gjetur të duhurin.

Sipas burimeve pranë VipSport, trajneri i ri i Luftëtarit do të jetë greku, Jorgos Marantas. Mantas, 46-vjeçar, në të kaluarën e tij ka drejtuar në Greqi klube si PAS Lamia, Panaçaiki, Panejialios, Aris Avatu. Së shpejti pritet edhe zyrtarizimi i tij në krye të gjirokastriteve. /Egi Çabeli-VipSport.al/