E zbulon “Vipsport”, një grek do të jetë trajneri i ri i Luftëtarit

Luftëtari duket se nuk po gjen rehat dhe drejtuesit kanë marrë vendim që Klodian Duro të mos jetë më trajner në ekipin bluzi, por të rikthehet në rolin e drejtorit teknik.

Në fakt, kanë filluar që të qarkullojnë edhe emrat e parë për të marrë drejtimin e stolit bluzi, alternativat janë nga brenda dhe jashtë vendit… Nga sa bëhet e ditur, drejtuesit kanë gjetur akordin me një trajner grek me eksperiencë, i cili me shumë gjasa, pritet që nesër të drejtojë skuadrën në stërvitje.

Ndërkohë, stërvitja e sotme për lojtarët bluzinj, është drejtuar nga Neritan Novi dhe Arbër Bistri. Gjirokastritët po rrezikojnë shumë me lëvizjet në stol, e aq më tepër në këtë periudhë që duhet ta shfrytëzojnë për konsolidimin e skuadrës së tyre.

E.S./Vipsport.al/