E përjashtuar nga kampionati, tashmë Kamza përjashtohet edhe nga Kupa e Shqipërisë

Pa u mbyllur kampionati i kaluar, ndonëse me një ekip simpatik, Kamza u përjashtua nga kampionati, pas dhunës ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti, në sfidën Kamza-Laçi. Disiplina mori masa të ashpra ndaj skuadrës dhe drejtuesve të klubit kamzali!

Kamza madje u ndëshkua si asnjë ekip tjetër, me përjashtim nga Superiorja dhe që në sezonin 2019-2020 do ta niste jo në Kategorinë e Parë, por në Kategorinë e Dytë. Në fakt askush në Kamzë nuk e priti mirë një vendim të tillë dhe reagimet ishin të shumta.

Por, Kamza zor se mund të marrë pjesë edhe në kampionatin e kategorisë së Dytë, madje sinjali u dha që sot, kur skuadra nuk ka marrë pjesë në Kupën e Shqipërisë, ku shorti e kishte vënë përballë skuadrës së Apolonisë.

Kamza jo vetëm që humbet ndeshjen 3-0 në bazë të rregullores, por edhe përjashtohet, me mospjesëmarrje në sezonin e ardhshëm në Kupën e Shqipërisë.

Dy përjashtime në nj vit, imagjinoni, dy vite më parë, Kamza ishte një nga ekipet simpatike të Superiores sonë…

E.S./Vipsport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan