E papritur nga Spanja, klubi largon trajnerin dhe nuk arsyeton vendimin

Klubi i Valencias ka vendosur të shkarkojë nga detyra trajnerin Marselino. Presidenti i spanjollëve Peter Lim, ka marrë një vendim të papritur, ndërsa në njoftimin e klubit i përcillen falënderime trajnerit për kohën e kaluar dhe dedikimin ndaj skuadrës, duke i uruar sukses në të ardhmen. Marselino ishte pjesë e Valencias prej dy viteve, ndërsa në sezonin e kaluar arriti ta kualifikonte klubin në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, edhe ky sezon kishte nisur në mënyrë normale, ndërsa ekipi kishte arritur një fitore, një barazim dhe një humbje. Megjithatë, ndoshta motivet do të zbardhen më vonë, ndërsa sipas mediave spanjolle edhe futbollistët e Valencias janë të shokuar nga ky lajm i papritur për trajnerin e tyre.

Një vendim i cili vjen pak ditë para përballjes në kampionat me Barcelonën dhe që ndikon drejtpërdrejt në sjelljen e skuadrës në fushë. Ndërkaq, klubi nuk ka njoftuar as emrin e zëvendësuesit edhe pse me shumë mundësi ekipi do t’i dorëzohet Albert Selades. Selades ka pasur më parë drejtimin e Kombëtares U21 të Spanjës.

/Egi Çabeli-VipSport.al/