E konfirmon FSHF / Ja kur hidhet shorti i Kategorisë së Dytë

Ditën e hënë në orën 12:00, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Diçka të tillë e kanë komunikuar vetë drejtuesit e FSHF-së, të cilët nëpërmjet një njoftimi zyrtar bëjnë me dije se e hëna do të jetë dita kur do të hidhet shorti për këtë edicion të ri futbollistik.

Kategoria e Dytë duhet të ngrinte siparin pikërisht ditën e nesërme, por për shkak të problemeve të shumta që kishin skuadrat, FSHF-ja ka vendosur që ta shtyjë me një javë fillimin e kampionatit, pra do të nisë në datën 29 shtator.

Të kontaktuar edhe nga “Vipsport”, zyrtarë të FSHF-së bën me dije se janë inspektuar edhe stadiumet që kanë pasur probleme apo fushat sportive dhe klubet kanë “vënë dorë” dhe janë gati për aktivitetin e sezonit të ri 2019-2020.

E.S./Vipsport.al/