E bujshme! Muriqi kthehet në “telenovelë”. Pas Napolit e Totenhemit, shfaq interes edhe Atletiko Madrid

Vedat Muriqi po kalon një moment fantastik në karrierën e tij duke qenë se po shënon në mënyrë të vazhdueshme si me Fenerbahçen, ashtu edhe me Kosovën. Sulmuesi shtatlartë ka ngjallur interes te shumë klube të ndryshme europiane, mes tyre edhe te Napoli e Totenhem.

Së fundmi, mediat turke raportojnë se për Muriqin ka interes edhe nga Atletiko Madrid. Trajneri Simeone ka kërkuar informacion për sulmuesin shqiptar dhe për këtë arsye, në stadium ka pasur edhe skautë nga Spanja.

Në ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës, të mbyllur me fitoren e “3 luanëve”, Muriqi fitoi një penallti të cilën e realizoi vetë si edhe dha një asist për Berishën. Në merkaton e janarit, pritet që për Muriqin të vijnë edhe ofertat e para. /Erjon Allaraj-VipSport.al/