Dy ndeshjet kualifikuese në tetor, Shqipëria e femrave nis grumbullimin

Shqipëria e femrave ka nisur grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve kualifikuese të muajit tetor ndaj Portugalisë dhe Finlandës. Ekipi i drejtuar nga ish-sulmuesi Vioresin Sinani është grumbulluar në qytetin e Elbasanit ndërsa nën urdhrat e teknikut shkodran janë vënë 18 lojtare.

Sfida e parë ajo e katër tetorit ndaj Portugalisë, do të luhet në Elbasan Arena. Ndërkaq, katër ditë më pas, vajzat kuqezi do të udhëtojnë në transfertën e Finlandës.

Pikërisht ndaj rivaleve finlandeze  Shqipëria është mposhtur në shtëpi me rezultatin 0-3, duke bërë që Shqipëria të qëndrojë në kuotën zero të pikëve. Ndërkohë, në grup janë edhe Skocia e Qipro.

Lista e lojtareve të grumbulluara: