Dy mbrojtësit shënuan golin e parë me Kombëtaren, urimet vijnë edhe nga skuadrat e tyre në Serie A

Ishte një mbrëmje speciale ajo për dy mbrojtësit Kastriot Dermaku dhe Elseid Hysaj. Dy futbollistët përveç kontributit jetësor në mbrojtje, ia dolën edhe të ndihmonin repartin ofensiv teksa realizuan nga një gol secili në fitoren 4-2 të Shqipërisë ndaj Islandës.

E përbashkëta ishte se të dy realizuan golin e parë me fanellën e kuqezinjve, ndërsa kanë marrë edhe urimet përkatëse nga klubet e Serisë A, ku dhe aktivizohen. Napoli ka uruar Hysajn për golin dhe fitoren, teksa të njëjtin veprim ka përsëritur edhe klubi i Parmës, teksa emilianët theksuan se ky ishte goli i parë për mbrojtësin.

Sakaq, pas angazhimit me Kombëtaren, lojtarët kthehen pranë ekipeve të tyre, për të vazhduar sërish aventurën në kampionatin italian, ku sërish do të mundohen të jenë protagonist për mirë. /Egi Çabeli-VipSport.al/