Duro gjen alibi: Kukësin e kanë penalizuar gjykimet!

Në dy javët e fundit, Kukësi ka marrë 1 pikë, barazim me Laçin 1-1 në Shkodër e konsideruar si ndeshje shtëpie, si dhe humbje në Ballsh javën e shkuar. Natyrisht që trajneri Duro nuk është aspak iu kënaqur me këtë ecuri, por ndalet edhe tek gjykimet.

“Ndeshjet janë ndryshe nga njëra-tjetrën. Vijmë nga një humbje në Ballsh. Pavarësisht mungesave të Mustës dhe Etemit, kemi lojtarë vendimtarë si Abazaj e Gavazaj që në të tilla sfida e ndihmojnë skuadrën. Kështu që me Tiranën nuk ka justifiko, na duhet që ta fitojmë ndeshjen. Nuk është aspak e lehtë, por ne jemi Kukësi dhe kemi synimet tona”.

Gjykimet

Duro ankohet për gjykimet në ndeshjet e fundit, ndonëse skuadra ka qenë larg pritshmërive, duke ditur edhe investimet kolosale që janë bërë nga presidenca këtë sezon, me kualitete nga tregu vendas dhe të huaj: “Në dy ndeshjet e fundit, krahas lojës jo të mirë të skuadrës kanë ndikuar edhe gjykimi. Në Ballsh nuk na janë dhënë dy penallti, e po ashtu edhe me Laçin, ndërsa kemi parë indiferentizëm të arbitrave”, – tha trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro një ditë para sfidës me Tiranën.

E.S./Vipsport.al/