Drejtori sportiv i Romës: Xhekos i vura çmimin, bisedimet për shitjen e tij nisën që në maj

Në merkaton e vers, Interi kërkonte me çdo kush shërbimet e sulmuesit boshnjak, Edin Xheko për të cilin ishte gati të pagunte 12 milionë euro apo edhe diçka më shumë. Megjithatë, drejtuesit e Romës kërkonin të paktën 20 milionë dhe kjo shifër u hodh poshtë nga zikaltërit, duke u konsideruar e papërballueshme.

Sakaq, Xhaluka Petraki ka folur për këtë operacion duke u shprehur se bisedimet për shitjen e Xhekos kishin nisur që në maj. Ai shton se Interit ia kishte bërë me dije çmimin me kohë, por klita të fundit kishin synuar ta ulnin sado pak.

“Kur u takova me Interin për herë të parë në maj, i vendosa çmimin Xhekos, por ajo ofertë nuk erdhi kurrë nga klubi zikaltër. Bisedimet mes nesh kishin nisur prej kohësh por Interi nuk pranoi të paguante çmimin që ne kishim vënë”, u shpreh Petraki. /Erjon Allaraj-VipSport.al/