Dita karikon Skënderbeun: Nuk gabojmë më, Teutën e mundim

Skënderbeu pas dy humbjeve radhazi, bëri autokritikën në Kupën e Shqipërisë ndaj Devollit në Kupën e Shqipërisë. Në fakt, një sukses që vlen më së shumti për të rritur moralin e skuadrës bardhëkuqe që këtë sezon ka hyrë në garë me synime madhore, pro që realisht ka pasur edhe oscilacione.

Një nga kualitetet dhe titullarët e skuadrës është Bruno Dita. Në prag të sfidës me Teutën, një skuadër që e njeh mirë, pasi edhe ka luajtur, Dita ka pohuar: “Dy humbje radhazi janë shumë, por i ka futbolli. Janë gjëra që ndodhin, dhe nuk është se kemi luajtur keq. Mendoj se ndeshja me Devollin dhe kjo fitore vlen shumë në aspektin psikologjik për ne”, – tha fillimisht Bruno Dita.

Teuta është shfaqur një kockë e fortë në këtë start sezoni, duke mos e njohur ende humbjen kur kanë kaluar pesë javë nga starti i garës për sezonin 2019-2020. Dita ka besim se durrsakët në Korçë do të thyhen: “Në ndeshjen e radhës duam vetëm fitoren. Teuta është një ekip për t’u vlerësuar maksimalisht. Secili nga ne duhet që të bëj më të mirën në fushën e lojës dhe të dalim me 3 pikët.”

E.S./Vipsport.al/