Dikur spikaste si shënues në elitë, ndihmësi i Dovedan përgëzon skuadrën dhe e sheh Bylisi afër kreut

Agim Meta është një emër i njohur në futbollin shqiptar, ka luajtur me Naftëtarin dhe Albpetrolin në vitet e lavdishme, e madje i ka shënuar dy gola edhe Partizanit, ashtu sikurse ka një kontribut në Ballsh, në çdo pozicion thuajse, pasi mbylli karrierën si futbollist.

Meta prej dy sezonesh është ndihmësi i Dovedan dhe në një postim që ka bërë në profilin e tij zyrtar, i bën elozhe djemve të skuadrës, ashtu sikurse karikon edhe djemtë për vazhdimësinë.

Me ballshiotët, dyshja Dovedan-Meta është duke punuar mjaft mirë, ndërsa Bylisi tashmë ndodhet në vend të katërt në renditje, shumë afër kreut. Ja postimi i Agim Metës në profilin e tij në “Facebook”: