Diego Kosta: Ëndrra e Grizman ishte Mesi, e imja është të luaj për Flamengon

Diego Kosta së fundmi është shprehur se ëndrra e tij është të aktivizohet për Flamengon. Sulmuesi ka besim se pas dy viteve apo tre, do të transferohet në kampionatit brazilian. Ndërkohë, Kosta ndër të tjera theksoi se ëndrra e Grizman ishte të luante përkrah Leo Mesit dhe Luis Suarez.

“ Ëndrra e Grizman ishte ajo e të luajturit me Mesin dhe Suarez. E dimë të gjithë çfarë lojtari që është, por ka dashur të provojë edhe më shumë forcën e tij. Nëse do të më kërkonte një këshillë do t’i tregoja se ishte e drejtë të provonte një eksperiencë ndryshe. Ishte një vendim normal. Ka qenë gjithnjë një shembull për të gjithë, duhet ta falenderojmë dhe nuk mund të flasim keq për të.

Feliks dallohet që ka diçka ndryshe nga tjerët, e shikojnë të gjithë. Flamengo është skuadra në të cilën të gjithë brazilianët duan të luajnë, të shohim nëse mund të transferohem pas 2-3 viteve. Do të ishte ëndërr për mua të luaja në Brazil, nuk mund të refuzojë Flamengon”, u shpreh Kosta.