Dermaku: Luajtëm me zemër, për mua është një ëndërr, tre pikë të rëndësishme

Mbrojtësi Kastriot Dermaku është shprehur se ishte një ndeshje e vështirë, por skuadra luajti me zemër. Në prononcimin për Supersport, Dermaku ndër të tjera tha se tre pikët janë shumë të rëndësishme, një ëndërr për të.

“Probleme në mbrojtje? Kishim mundur të bënim më mirë, ishte lojë e vështirë, luajtëm me zemër. Dhe kjo është rruga e duhur për të mbërritur larg.

Ka qenë një moment ku kishim eufori dhe nuk ishim të rregulluar në fushë, por kur luan me zemër shënon dhe të vinë mundësi më shumë. Festa? Po, ka qenë një moment shumë i mirë për mua, është një ëndërr, tre pikë me shumë rëndësi”.