Dënimi i Thartorit, reagojnë rrogozhinasit: I padrejtë, do ta apelojmë!

Egnatia ka reaguar pas dënimit të dhëna nga Komisioni i Disiplinës, ku sipas tyre dënimi i zyrtarit Eduart Thartori ka qenë i padrejtë, madje klubi rrogozhinas duket se do ta apelojë dënimin. Sapo kanë mësuar vendimin, rrogozhinasit kanë reaguar ashpër si më poshtë:

Reagim

Futboll Klub Egnatia kërkon nga FSHF drejtësi dhe vendime të drejta si dhe futboll të pastër. Nuk do lejojmë askënd të përbalti mundin dhe punën e stafit. Zyrtari ynë Eduart Thartori është dënuar padrejtësisht nga Komisioni i Disiplinës, klubi do t’i drejtohet serish FSHF-se për të apeluar këtë vendim të padrejtë.

Dënimi i Komisionit të Disiplinës.

Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduart Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

#Zyrapërshtyp