“Delegatët” e Lushnjës asnjë mbështetje nga klubi, nisin organizimin për derbin

Lushnja ka një tifozeri të zjarrtë, e madje edhe kur organizohen e bëjnë me shpenzimet e tyre. Të njëjtën gjë pritet ë ta bëjnë edhe për derbin me Apoloninë që do të luhet të shtunën në orën 16:00, në stadiumin “Adush Muça” të qytetit të Ballshit.

Me sa duket, lagunarët këtë sezon kanë synime madhore, ndërsa tifozët ashtu si në çdo sezon janë duke matur “pulsin” e skuadrës në këto javë të para, se sa e aftë do të jetë që të kapë një vend në krye të renditjes.

Por, ndryshe nga Apolonia, ajo që të bën përshtypje është se “delegatët” do të organizohen me shpenzimet e tyre dhe pritet që të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës në Ballsh.

E.S./Vipsport.al/