Dejvid Bekam nuk ka në plan të dorëzohet, kërkon të transferojë Mesin me parametra zero

Dejvid Bekam po i jep dorën e fundit përgatitjeve me skuadrën e tij që do të jetë pjesë e MLS-së nga marsi i vitit 2020. Legjenda e futbollit anglez ka skuadrën e tij në Amerikë, të quajtur Inter Miami dhe synon që të transferojë futbollistët më me emër nga Europa të cilët janë në fundin e karrierës apo edhe në kulmin e tyre.

Dy ëndrrat e mëdha të Bekamit, mbeten Leo Mesi dhe Kristiano Ronaldo e diçka të tillë e ka pranuar vetë ish-sulmuesi. Ai synon fillimisht që në verën e ardhshme të marrë falas yllin argjentinas duke qenë se presidenti Bartomeu ka pranuar se do të jetë Mesi ai që do të vendosë për të ardhmen e tij dhe nëse dëshiron të largohet, mund ta bëjë këtë për zero euro.

“Çdo ekip ka listën e dëshirave dhe nëse sheh mënyrën se si luajnë Mesi me Ronaldon, edhe pse të tjerët mendojnë se janë në fund të karrierës, unë nuk e shoh aspak si fund. Ata po luajnë në nivele të larta dhe duket e vështirë të largohen nga klubet e tyre por kurrë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë në futboll”, u shpreh Bekam duke lënë të hapur mundësinë e një transferimi të Mesit të Amerikë. /Erjon Allaraj-VipSport.al/