Debat Muça-Bulku për Roshin e kombëtaren: Është krijuar klimë që nuk e pranojnë kritikën

Një debat i ndezur në studion e “Rubrika Sportive” mes Shkëlqim Muçës dhe Ervin Bulkut, ka bërë temë diskutimi paraqitjet e funti të përfaqësueses. Zëvendëstrajneri aktual i Kombëtares insistonte se Roshi ishet kritikuar pa të drejtë, ndërsa ish-futbollsiti Muça, theksoi se tani në ekip nuk pranohej më ideja e kritikës.

Debati

Bulku: Të gjithë u morën me ndeshjen me Francën dhe specialiste e trajnerë kritikuan në mënyrën më të ashpër. Po luajmë ndaj kampionëve të botës, jo ekip dosido. Pastaj pas katër ditësh u kthyem në normalitet. Meqë përmenden Roshin, ekspertët duhet që ta dinë se Roshi ka 3 vite që luan në atë pozicion me ekipin e tij.

Muça: Ku luan Roshi?

Bulku: Mund të hapësh internetin, la lexosh. Lojtarët shqiptarë nuk luajnë me Barcelonën, Çelsin e Milanin, këto jemi ne. Këto jemi shqiptarët, të gjithë përfaqësojnë Shqipërinë ku luajnë denjësisht.

Muça: Ne ish-lojtarë e kapitenë e trajnerë që kritikojmë, e bëjmë keq sipas tyre. Pas këtyre kritikave skuadra reagoi, trajneri reagoi e stafi reagoi. Ne kemi thënë që jemi kolegë me trajnerin e Bulkun, jemi trajnerë që kemi fituar më shumë trofe se trajneri, ai është shumë korrekt. Por mua nuk më pëlqen një frymë që është krijuar kundër kritikëve. Po sikur të mundemi në Turqi e në Moldavi çfarë do themi? Ne duam ta shohim në Europian, të ristrukturohet, e pamë në këtë ndeshje që 2-3 lojtarët më të mirë ishin ata që kanë ardhur rishtas, rifreskimi i skuadrës sjell energji. Aty ka lojtarë që nuk kanë energji për të luajtur, ka lojtarë që i kanë kthyer shpinën kombëtares. Kur flasim për lojtarë është normalë të kritikosh. Roshi është i mirë në sulm, nuk mund të luajë në krah 100 metra. Le ta fusë prapë me Turqinë! Kemi humbur ndeshje e jemi kritikuar, në Turqi po fituam i ngremë në qiell, po i humbëm, do ty kritikojmë përsëri.

Bulku: A ishte i njëjti Roshi në të njëjtin pozicion që ishte më i miri? Ai ka 3 vite në atë pozicion. /vipsport.al/