De Rosit i shpikin flirt me aktoren argjentinase, gjithçka për faj të “Superclasico”

“Superclasico” mes Boka Juniors dhe River Plejt është në sfidë e veçantë dhe shumë e përjetuar e për ta fituar, çdo gjë është e lejueshme, edhe të shpikësh histori për të destabilizuar palën kundërshtare. Viktimë e një situate të tillë ka mbetur Daniele De Rosi, i cili është bërë protagonisti i shtypit rozë në këto ditë në Argjentinë.

Disa javë para gjysmëfinaleve të Kupës Libertadores që shohin përsëri protagoniste përballë njëra-tjetrës dy skuadrat, emisioni televiziv “Intrusos” ka publikuar lajmin për një flirt të mundshëm mes mesfushorit italian dhe aktores argjentinase Huana Viale.

Në program kanë pranuar se burimi është një tifoz i River Plejt. Ai ka treguar se ka parë një takim mes De Rosit dhe aktores në një eveniment publik dhe aty kanë lindur kontaktet mes palëve. Lajm të cilin në Itali e kanë cilësuar plotësisht të pavërtetë, pasi në Argjentinë tashmë gjendet edhe bashkëshortja e futbollistit, Sarah, bashkë me fëmijët dhe të gjithë jetojnë në lagjen Palermo në Buenos Aires. Sarah shoqëron në çdo eveniment De Rosin në Argjentinë, ndaj mundësia që një takim i tillë të ketë ndodhur, praktikisht nuk ekziston. /vipsport.al/