De Ligt pranoi Juventusin për arsyen që kishte edhe Ronaldo, Grau: Bëmë gjithçka për Nejmarin

Merkatoja e verës ishte shumë e ndezur këtë sezon me skuadrat që kërkonin futbollistë nga më të mirët në Europë. Barcelona kishte një listë me futbollistë të cilët ishin më të dalluarit sezonin e shkuar, ndërkohë që De Ligt dhe Nejmar ishin dy dëshirat më të mëdha.

I pari, firmosi me Juventusin ndërkohë që për Nejmarin nuk arriti të gjente akordin. Braziliani shprehu hapur dëshirën për të qenë pjesë e Barçës por PSG nuk lejoi që të largohej duke e mbajtur në Paris. Drejtori ekzekutiv i Barcelonës, Oskar Grau ka pranuar se katalanasit bënë gjithçka për të ndërkohë që zbuloi edhe arsyen se pse De Ligt firmosi në Itali.

“Për Nejmarin bëmë gjithçka që mundëm për ta rikthyer në katalanas sërish, por PSG po na refuzonte sistematikisht. Edhe për De Ligtin bëmë të njëjtën gjë, por në fund ai zgjodhi Italinë vetëm për shkak të taksave, duke qenë se në Itali ka më shumë favore”, u shpreh Grau. Për të njëjtën arsye, edhe Ronaldo largohej nga Real Madridi. /Erjon Allaraj-VipSport.al/