De Laurentis zbulon negociatat me Ikardin: I ofrova rrogë faraonike, ylli i skuadrës mbetet Milik

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka vendosur të tregojë prapaskenën e kësaj vere me të kaltrit, të cilët tentuan të transferonin sulmuesin Mauro Ikardi. Argjentinasi ishte një objektiv konkret, ndërsa presidenti rrëfen se për futbollistin arriti të ofronte deri në shifrën e 65 milionë eurove.

“ Për të marrë Ikardin arrita të ofroja 60 milionë plus bonuse, që kapnin një total prej 65 milionë eurosh. Ndërkohë, Ikardit i ofrova një kontratë faraonike prej 12 milionë euro në sezon. Por është i zgjuar dhe e kuptoi se për të ristartuar PSG ishte opsioni më i mirë.

Nëse ai do të vinte, kjo do të ndalonte transferimin e Lorentes dhe do të vendoste një hije rreth Milik, i cili vazhdon të konsiderohet si ylli i madh në sulm”, u shpreh presidenti i Napolit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/