De Gea në probleme edhe te Kombëtarja, humbet përfundimisht vendin e titullarit

David De Gea shihej në vitet e fundit si një nga portierët më të mirë në botë, por paraqitjet që bëri me Mançester Junajtidin në fundin e sezonit të shkuar, ishin zhgënjyese. Ai po linte gafa të shumta thuajse në çdo ndeshje dhe mori shumë kritika, aq sa edhe në merkaton e verës munguan ofertat si edhe tifozët humbën besimin te ai.

Sakaq, edhe në Spanjë duket se nuk kanë shumë besim te gardiani i “Djajve të kuq” i cili e ka humbur vendin në formacion. Ndeshjet e fundit të Spanjës, De Gea i ka parë nga stoli dhe megjithëse trajneri Moreno u shpreh se për të nuk ka titullarë fiks, duket se në praktikë po ndodh e kundërta.

Kepa Arrizabalaga i Çelsit është kthyer në titullar te Spanja dhe realisht po bën paraqitje të mira edhe pse ka luajtur ndaj kundërshtarëve më të dobët. Moreno ka paralajmëruar të gjithë portierët që të punojnë për të marrë një vend në formacion ndërkohë që edhe De Geas i ka kërkuar të luftojë sërish për të marrë pozicionin që kishte dikur. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan