Çudia me Zeqajn e Solomon, rikthim nga dënimet dhe sërish…të kuqe!

Ndodh edhe kështu, kur vjen nga dënimi dhe dënohesh sërish! Në fakt nuk e kishim parë në vitet e fundit që nga dënimi, lojtarët të shkojnë në dënim sidomos në Kategorinë Superiore. Valdo Zeqaj në ndeshjen e parë në Korçë u ndëshkua me dy kartonë të verdhë dhe si rrjedhojë mori të kuqen.

Ndërsa Solomon i Partizanit u ndëshkua me të kuqe ndaj Kukësit, pagoi vetë gjobën duke qenë se mungoi në Gjirokastër dhe sot u rikthye në fushë. Por që luajti shumë pak, vetëm 30 minuta. Nigeriani për një goditje jo të qëllimshme por që i shkaktoi dëmtime të rënda Deliajt. Solomon ndëshkohet me të kuqe!

Si Zeqaj ashtu edhe Solomon janë për rekord, një koiçidencë e çuditshme që rrallë ndodh…!

E.S./VipSport.al/