sex hikayeleri porno izle kartal escort

Çudia e Nejmar në Barcelonë, nuk u paraqit në gjyq se kaloi natën në diskotekë

Dita e sotme pritej me shumë kureshtje pasi në një nga sallat e Gjykatës së Barcelonës, do të viheshin përballe Nejmar me klubin katalanas, të cilët kanë ende çështje ekonomike me pagesa të pashlyera mes tyre, që pas divorcit në vitin 2017. Por për çudinë e të gjithëve, në sallë u paraqitën veç avokatët, të cilët mbyllën shpejt seancën duke mos arritur si përfundim një akord mes tyre.

Kjo ndodhi edhe pse Nejmar udhëtoi dje pasdite nga Parisi drejt Barcelonës dhe mendohej se do të jepte dëshminë e tij kundër ish-klubit, tek i cili në fakt kishte shpresuar të kthehej në verë. Sipas mediave spanjolle, asokohe ai i kishte bërë të qartë Barcelonës që nëse do ta blinte mbrapsht nga PSG, do t’i falte detyrimin financiar që i kishin katalanasit, por kjo marrëveshje nuk realizua.

Nejmar duhej të ishte sot i pranishëm në sallë, por nuk e bëri një gjë të tillë. Ai kaloi gjithë natën në një nga diskotekat më të njohura në Barcelonë, i shoqëruar edhe nga Artur Melo dhe Leo Baptistao, të cilët janë miq të tij. Si për çudi, në të njëjtën orë të gjyqit, ai udhëtoi sot drejt aeroportit të Barcelonës dhe u nis menjëherë drejt Parisit, duke e kthyer vizitën e tij në qytet thjesht në një xhiro turistike lokalesh, edhe pse në lojë në seancën gjyqësore ishin dhjetëra miliona euro. /vipsport.al/