Cikalleshi: Ishte hera e parë që babai im erdhi në stadium, sot bëmë gjysmën e rrugës për në Europian

Sokol Çikalleshi arriti të shënonte një tjetër gol ndaj Islandës dhe për “RTSH” u shpreh se ishte i lumtur për fitoren dhe më shumë për ecurinë e skuadrës.

Më shumë se goli më kënaqi fitorja pasi nuk kishim kohë të mirë. Me Manajn ecëm mirë si për herë të parë dhe kishim shumë kombinime, por kishim edhe gjëra për t’u përmirësuar. Është mirë kur shënon në të gjitha mënyrat siç fituam sot. Shënuan edhe mbrojtësit dhe ishte e rëndësishme kjo fitore me shumë gola.

Nëse do të vazhdonim ëndrrën Europiani, duhej të fitonim sot. Kemi edhe një finale me Turqinë por për të shkuar atje duhej të fitonim sot. Bëmë gjysmën e punës dhe gjysmën e kemi atje. Herën e kaluar u mundëm nga Luksmeburgu dhe fituam më pas 0-3 me Izraelin në transfertë.

Është hera e parë që babai erdhi në stadium, këtë surprizë ia bëri Lila dhe pa to, nuk do të isha këtu. Këtë gol mund t’ia dedikoj shumë vetave por shënimi i golit dhe i shokëve të tjerë i dedikohet frymës dhe grupit që kishim sot. U mblodhëm para ndeshje dhe donim reagim dhe ia arritëm. Ky gol ishte për ne.

Ne kemi pasur gola me pikatore me ish-trajnerët dhe para kësaj ndeshje. Mund të them se ju e dini mirë se nëse sulmuesi del shpesh para portës, shënon më shumë por nëse bëjmë analizë të ndeshjeve të shkuara, nuk shënonte i gjithë ekipi. Në çdo ekip e zgjidhin ndeshjen edhe mbrojtësit. Kjo është ndeshja e tretë që shënoj dhe kam qenë i pafat me shtyllat. Goli në Francë nuk më gëzoi por ishte rezultat zhgënjyer”, tha Çikalleshi. /VipSport.al/