Çela me skuadrën, Okebuku e Husein blindojnë krutanët

Kastrioti i sezonit të ri pritet që të jetë një ekip i kompletuar dhe me synime të qarta në Kategorinë e Parë, në Grupin A, ndonëse konkurrenca edhe këtë sezon nuk mungon aty. Port, ajo që vihet re është mënyra se si në Krujë e nisën sezonin, një fazë përgatitore në kushte mjaft të mira jashtë vendit, ashtu si dhe ekipet elitare, ruajtja e grupit, por edhe afrimet cilësore.

Në Krujë ka qëndruar edhe Emiljano Çela, i cili pritet që të jetë një nga pikate  forta të skuadrës, ndërkohë që edhe Husein dhe Okebuku, dy lojtarë mjaft cilësore dhe me perspektivë, pritet që të jenë shtyllat e krutanëve, pasi kanë eksperiencë edhe në elitë. Me një trajner si Ndreu në krye, krutanët sot nisin marshimin për t’u rikthyer mes më të mirëve.

Në orën 16:00, në “Redi Maloku” presin Egnatian dhe synimi janë vetëm 3 pikët që në start.

E.S./Vipsport.al/