Bylisi humb për 6 javë një nga titullarët, nigeriani më në formë kryen ndërhyrje!

Bylisi nuk ka marrë aspak lajm të mirë së fundmi. Tek ballshiotët është dëmtuar në gju mesfushori Beji Antoni, i cili ditën e sotme është operuar në Tiranë ditën e djeshme në një klinikë private.

Antoni ishte një nga lojtarët më të mirë të Bylisit të sezonit të shkuar, ndërsa duket se lojtari nigerian do të qëndrojë larg fushave të blerta për afro dy muaj.

Nga komunikimi i mjekësve të spitalit, lojtari do të qëndrojë 6 javë larg fushave të blerta dhe më pas do të rikthehet. Nigeriani 20-vjeçar e nisi këtë sezon si titullarë, madje në ndeshjen e parë në Durrës.

Por dëmtimi duke lënë ndeshjen në mes ishte më serioz nga sa u mendua dhe menisku i tij pësoi dëmtim që solli edhe operacionin, i cili për fatin e mirë të lojtarit shkoi me sukses. Gjithsesi, presidenca ballshiote bëri lëvizjet e duhura në merkato, u afruan Celis dhe Opoku.

E.S./Vipsport.al/