Bulku “zbërthen” Halilin: I kanë rënë në qafë, shënon pak me kokë se është frikacak

Ervin Bulku, zëvendëstrajenr i kombëtares me një karrierë të gjatë si ish-futbollist i Tiranës, ka analizuar në “Rubrika Sportive” kampionatin shqiptar, duke u ndalur më shumë te paraqitja e të rinjve të Tirana. Ai analizoi në veçanti Grent Halilin, sulmuesin i cili po gjen me rregullsi rrjetën te Tirana, duke nxjerrë në pah një defekt të tij.

“Mendoj se kampionati ka nisur shumë mirë dhe ato skuadra që e kanë nisur me vonesë përgatitjen si Skënderbeu, Flamurtari e Luftëtari e tregojnë me shenja lodhje . Skënderbeu me Bylisin tregoi që nuk ishte gati. Mendoja që do ishin më mirë ata që kanë luajtur në Europë. Tirana është në rrugën e duhur.

Në këto katër javë mendoj se ata lojtarë që janë thirrur në kombëtare, e kanë treguar atë. Në ekipet e moshave ka më shumë nga kampionati shqiptar, në U21 dhe U19.

Nëse ka cilësi, Muçi është duhet të aktivizohet më shumë nga klubi, Çelhaka po luan titullar. Padiskutim është dera e hapur për të gjithë. Halili duhet të ishte aktivizuar, nuk është surprizë se e njoh mirë prej vitesh. Ai është vlerë e shtuar, e ka treguar vlerën e tij, i kanë rënë në qafë me të padrejtë, është paragjykuar. Shënon pak me kokë se është frikacak, ka frikë të fusë kokën. Ha vlerë, ka shpejtësi, konkurrenca është rritur dhe ai te Tirana është rritur. Edhe ai ka qenë i thirrur të Shpresat”, tha Bulku. /vipsport.al/