Boateng rrëfen pengjet në karrierë: Isha një idiot, bleva tre makina në një ditë

Kevin Princ Boateng e kishte potencialin për t’u shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë, teksa ganezi ka shkëlqyer në kohët me Milanin. Megjithatë, transferimi te Shalke bëri që Boateng të humbiste nga vëmendja dhe më pas nuk arriti për asnjë moment të rikthej ai i dikurshme. Vetë Boateng ka treguar se në kohën kur aktivizohej në Angli me Totenhemin, nuk i ka zbatuar rregullat e stërvitjes, teksa preferonte të dilte me miqtë.

“ Kur kthehem pas në kohë, mendoj se isha një idiot. Kisha talent por stërvitesha minimalisht, një orë në  fushë. Isha i fundit që shkoja në stërvitje dhe më pas isha i pari që largohesha. Dilja me miqtë, kisha para dhe jetoja si mbret. Nuk kam qenë asnjëherë në palestër, që ndikon shumë më pas në karrierë. Kur isha te Totenhemi, bleva tre makina brenda një dite. Një Lamborxhini, një Hamer dhe një Kadillak. Të rinjve iu them se nuk mund ta blini lumturinë.

Nuk luaja, kisha probleme familjare dhe e kërkoja atë te gjërat materiale. Një makinë të bën të lumtur për një javë, bleva tre për të qenë i lumtur tre javë”, u shpreh Boateng. Tashmë, mesfushori, pas eksperiencës së fundit te Barcelona është rikthyer në Itali, ku do të aktivizohet me Fiorentinën.

/Egi Çabeli-VipSport.al/