Di Indonesia sendiri, olahraga squash sebetulnya sudah dikenal dari perang Dunia ke II berakhir, persisnya pada 1948 angkatan Inggrislah yang dini kali membuat alun- alun squash di Indonesia yang ada di Embong Sawo bandar togel terpercaya. Namun disaat itu, hany opsir yang berada jendral saja yang dapat memainkan olahraga squash. Terlebih sampai tahun 1978 hanya orang asing yang memainkan olahraga squash di Indonesia..

Pada tahun 1981 Indonesia berhasil melangsungkan pertandingan squash bantuan jasa seorang anak bangsa yang sekaligus cikal hendak populernya olahraga squash yakni Bambang Gatot Subroto. Hanya 4 pengda yang teraduk dalam Agen Bola ( Federasi Squash Raket Seluruh Indonesia). Pada tahun 1995 setelah itu terwujud PSI( Federasi Squash Indonesia) dan keberadaannya diakui oleh KONI pusat.

Perkembangan olahraga squash berjalan hingga dikala ini. hampir disetiap pertandingan dari mulai lokal hingga nasional terlebih garis besar olahraga bola88 selalu diikutsertakan. Nah semacam itu asal ide pendek perkembangan olahraga squash yang bisa saya sebarkan mudah- mudahan bermanfaat. Silahkan buka halaman berikutnya bikin materi yang lain.

Bie edhe Tirana kryesuese, Kukësi i shkakton humbjen e parë dhe u bashkohet bardhebluve

Kukësi i është bashkuar Tiranës në kreun e renditjes së kampiaontit me 10 pikë pasi ka mundur pikërisht bardheblutë në ndeshjen direkte mes dy ekipeve që u luajt sot në Elbasan,

Verilindorët dominuan në lojë e në raste, duke krijuar vazhdimisht panik me depërtimet nga krahët të Abazajt e Gavazajt. Ishte pikërisht Abazaj ai që gjeti golin i pari, ndërsa Gavazaj ndërtoi golin me të cilin Kukësi dufishoi shifrat me Shkurtajn.

Bardheblutë u zgjuan në fund duke krijuar raste e hapur ndeshjen me Kobina, por nuk ia dolën të merrnin të paktën një pikë nga ky duel, një goditje në javën para derbit.

Kukësi-Tirana 2-1
17′ Abazaj, 48′ Shkurtaj / 83′ Kobina

Kukësi: Xhika, Maliqi, Obanor, Teqja, Kitanovski, Limaj, Musolli, Rroca, Abazaj, Gavazaj, Shkurtaj.
Trajner: Sh. Duro

Tirana: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari, Batha, Hasani, Kobina, Halili, Ngo
Trajner: A. Mema

KV: Maliqi, Musolli / Halili, Kale, Hoxhallari, Ngo

Gjyqtar: E. Hamiti.

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Kukësit.

90’+4’ Goditje nga këndi për Tiranën, Kobina harkon në zonë por Xhika del dhe grushton sferën.

90’+1’ Predhë e Muçit nga distanca, gjuajtaj e tij është ballore dhe përfundon në duart e Xhikës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Shkurtaj largohet nga fusha për t’i lënë vendin Dakut.

83’ GOOOL Tirana, shënon Kobina. Ngo në krahun e majtë i ikën me forcë mbrojtjes kundërshtare dhe jep pasimin në shtyllën e dytë për Kobina i cili këtë herë nuk gabon duke shtyrë sferën në rrjetë.

80’ Zëvendësimi i radhës i Kukësit me Abazajn i cili i lë vendin në fushë Kotobellit.

79’ Aksion i shkëlqyer i Kukësit, topi niset drejt Shkurtajt i cili pas një kontrolli me gjoks mundohet të dërgojë topin me parabël në rrjetë, por i jep më shumë forcë se sa duhet sferës dhe ajo përfundon jashtë.

76’ Duro hedh në fushë Lulajn dhe largon Gavazajn, duke shtuar forcat në mbrojtje të rezultatit.

72’ Kobina nga e djathta driblon përsëri kundërshtarët që i dalin para dhe pasi gjen hgapësirë harkon sferën në zonë për Ngo. Gjuajtja e tij me kokë nuk gjen kuadratin.

66’ Mema bën edhe lëvizjen e fudnti, duke hedhur në fushë Muçin në vend të Kale.

59’ Kobina bën gjithçka mirë në krahun e djathtë me një shpërthim në zonë. Por ai gabon pasimin në fund dhe topi largohet nga mbrojtja e Kukësit.

54’ Zëvendësim i dyfishtë për Tiranën, në lojë Torasa e Doka, jashtë Halili e Vangjeli.

51’ Ngo bën gjithçka mirë nga e majta, duke fituar hapësirë dje duke nisur topin për Kobinah në shtyllën e dytë. Mesfuhsori gabon n ëmënyrë të pabesueshme me portën e boshatisur.

48’ GOOOL Kukësi, shënon Shkurtaj. Aksion i shkëlqyer i Gavazajt i cili nis një top të saktë për Shkurtajn. Sulmuesi nuk gabon duke dërguar topin në rrjetë.

46’Rifillon takimi pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Kukësit.  

44’ Goditje dënimi e Kale nga majta e sulmit, Xhika del dhe mbërthen sferën.

37’ Shkurtaj i heq Abazajt një mundësi të mirë për të rrezikuar katërkëndorin pas një driblimi në krahun e majtë. Sulmuesi prek topin në pozicion jashtë loje dhe ndal aksionin.

30’ Bardheblutë mundohen të reagojnë, duke kërkuar vazhdimisht në zonë Ngo, por mbrojtja e Kukësit eviton gjuajtjet drejt katërkëndorit të sulmit bardheblu.

25’ Situata zhvendoset në portën tjetër, ku Abazaj vë në provë reflekset e Bakajt i cili devijon sferën jashtë katërkëndorit të tij duke shpëtuar Tiranën.

24’ Përsëri Halili nga e djathta, topi të Kobina i cili shmang një mbrojtës dhe lëshon një gjuajtje fluturimthi, Xhika pret në pozicion.

21’ Halili nga krahu i djathtë harkon në zonë, prapavija e Kukësit largon topin.

17’ GOOOL Kukësi, shënon Abazaj. Shpërthim në krahun e majtë nga futbollisti i Kukësit, i cili eviton ndërhyrjen e Osmanit e më pas Vangjelit dhe me një diagonal dërgon topin në rrjetë.

10’ Më shumë qarkullim topi i Kukësit në këto minuta të para, por pa gjetur hapësirën për të gjuajtur në portë.

6’ Goditje dënimi në pozicion të favorshëm për Kukësin pranë zonës kundërshtare në të djathtë, mbrojtja bardheblu largon topin.

1’ Fillon ndeshja në “Elbasan Arena”.