Besa përforcohet para startit të kampionatit, akord me ish-futbollistin e Luftëtarit

Këtë fundjavë starton edhe kampionati i Kategorisë së Parë, ndërsa skuadrat po i japin dorën e fundit përgatitjeve. Një nga skuadrat pretendente për ‘u ngjitur në elitë është Besa. Kavajasit në sezonin e kaluar dështuan, duke humbur garën me Bylisin, megjithatë këtë sezon janë të gatshëm ta provojnë sërish. Së fundmi, ekipi i Gugash Maganit ka gjetur akordin me futbollistin Orjad Beqiri.

Mbrojtësi  mund të quhet zyrtarisht verdhezi, pasi presidenti Nexhat Bizhdili ka arritur ta bindi veteranin ti bashkohet ekipi të Gugash Maganit.

Beqiri sezonin e fundit ishte pjesë e Kamzës, ekip që zbriti nga elita për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti. Beqiri ka një karrierë të gjatë në elitë me Flamurtarin, Luftëtarin dhe kamzalinjtë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/