Berisha: Në Europë na ndëshkoi një penallti e dyshimtë, lufta ende nuk ka përfunduar

Lacio e nisi mirë ndeshjen në Europë ndaj Klyzh, aty ku arriti të kalonte në avantazh ndaj Klyzh me anë të Bastos, por më pas gjithçka u përmbys. Ishte një penallti e akorduar, ajo që ndryshoi rrjedhën e lojës dhe për Valon Berishën, ishte një penallti shumë e dyshimtë.

Në një prononcim për mediat u shpreh se gara ende nuk ka përfunduar, por shtoi se Lacion e presin ndeshje të vështira. Berisha është i qartë se duhen mbledhur shpejt energjitë e nevojshme dhe për të vazhduar garën, aty ku përballë do të kenë Renën.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E nisëm mirë dhe shënuam gol, por më pas pësuam me një penallti shumë të dyshimtë. Atmosfera në stadium e shtoi më shumë “luftën” në fushë por kanë mbetur edhe 5 ndeshje për të kaluar grupet. Të dielën tjetër kemi ndeshje të rëndësishme sepse luajmë ndaj Interit e më pas duhet të mbledhim forcat për ndeshjen me Renen”, u shpreh Berisha. /Erjon Allaraj-VipSport.al/