Berisha lë pas dëmtimin, pritet rregullisht në fushë përballë Strakoshës

Etrit Berisha duket se ka lënë pas dëmtimin e pësuar në grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë, teksa u detyrua edhe të largohej para ndeshjes me Islandën. Portieri ishte në dyshim për sfidën e Serisë A ndaj Lacios së Tomas Strakoshës.

Megjithatë, Berisha duket të rikuperuar dhe me një përqindje të lartë do të jetë titullar ndaj kryeqytetasve.

Gardiani e ka nisur më së miri aventurën e re në Itali me Spalin teksa në dy javët e para të kampionatit ka rezultuar një ndër lojtarët më të mirë në fushë për të tijtë, teksa shqiptari ka treguar reflekse të jashtëzakonshme. Objektivi i skuadrës së Berishës është mbijetesa dhe kontributi i portierit 30-vjeçar mund të rezultojë thelbësor për Spalin.

/Egi Çabeli-VipSport.al/