Bashkë te Anglia dhe Reali, Ouen: Nuk e ndjeja veten shok të Bekam, nuk më pëlqente të shkoja në sfilita mode

Majkëll Ouen ka publikuar këto ditë një libër autobiografik. Diçka që tashmë ka hyrë në modë dhe përdoret nga shumë ish-futbollistë apo personazhe për të treguar prapaskena interesante të karrierës së tyre. Kështu, edhe ish-sulmuesi i Anglisë në një pjesë të autobiografisë së tij ka folur për marrëdhënien me Devid Bekam.

Të dy kanë qenë pjesë Kombëtares së Anglisë, ndërsa kanë kaluar kohë së bashku edhe te Real Madrid. Megjithatë, Ouen tregon se asnjëherë nuk është ndjerë si një nga njerëzit e afërt të Bekam, ndoshta edhe për shkak të stileve të ndryshëm të jetesës.

“ Mua nuk më pëlqente të shkoja në sfilita mode, dhe as të ulesha në tavolina me persona të lartë të shoqërisë. Por, Devid dhe Viktoria ishin superyje dhe kishin një mënyrë jetese komplet ndryshe nga i imi. Asnjëherë nuk kisha përshtypjen se bëja pjesë në rrethin e miqve të ngushtë të Bekam”, zbuloi Ouen.

/Egi Çabeli-VipSport.al/