Bare: Kur jam i lodhur kuptoj se bëra maksimumin, me shumë punë arrin ku nuk e mendon

Keidi Bare ka qenë ndër më të dalluarit për kuqezinjtë në dy ndeshjet e fundit. Mesfushori i Malagës, u shpreh për “RTSH” se vetëm kur shkon në shtëpi i lodhur, e kupton se ka arritur të japë maksimumin në fushë.

“Ishte fitore e rëndësishme sepse humbëm ndaj kampionëve të botës. Sot ishim kompaktë dhe luajtëm mirë me topin e atyre u bëri dëm. Jam i gëzuar për këtë fitore që morëm. Humbëm përqendrimin dhe natyrisht pëson gol kur e humbet përqendrimin.

Malaga? Shkallët nuk ngjiten 10 nga 10 por 1 nga 1. Do të bëj një hap më lart. Falë babait jam këtu dhe me ndihmën e tij jam këtu. Unë e shoh veten me punë aty ku nuk mendohet dhe mund të arrish në çdo vend.

Km në fushë? I bëj për ekipin sepse dua të ndihmoj Kombëtaren. Është lëkura ime e dytë dhe i bëj për atë dhe veten time. Kur shkoj në shtëpi dhe jam i lodhur, atëherë them se i kam bërë të gjitha”, tha Bare. /VipSport.al/