Barcelona në hall për Mesin, sulmuesi nuk bëhet gati as për këtë javë

Lionel Mesi është në kuotën e zero minutave për këtë sezon, teksa ‘pleshti’ është i dëmtuar dhe ka një shqetësim prej pesë gushtit në këmbën e tij të djathtë. Megjithatë, mendohej se pas pauzës së Kombëtareve, argjentinasi do të ishte i gatshëm.

Por, sulmuesi ende nuk ka bërë një seancë të plotë me Barcelonën dhe pritet që të mundoj në ndeshjen e fundjavës ndaj Valencias. Një alarm për katalanasit duke parë shifrat e skuadrës në këto tre javë të para pa Mesin, ndërkohë që mungesës së 32-vjeçarit i shtohet edhe ajo e Luis Suarez, teksa barra e sulmit do të bie sërish mbi Grizman.

Sakaq, shpresat e vetme të katalanasve janë ta kenë Mesin të gatshëm për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Borusia Dortmund.