Bakaj nuk ndalet më, goli i radhës në kampionat i jep suksesin ekipit

Elis Bakaj vazhdon sezonin e tij fantastik në radhët e Shakhtor Soligorsk, duke ndihmuar këtë ekip që të luftojë deri në javët e fundit për titullin kampion në Bjellorusi. Sot, sulmuesi ka gjetur golin e 9 në kampionat që ka pasur vlerë tri pikësh për ekipin e tij përballë Islok Minsk.

Në minutën e 64-t të sfidës, ishte pikërisht Bakaj ai që dërgoi topin në rrjetë duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes, për të ngjitur Shakhtor Soligorsk në vendin e tretë në kampionat, me pikë të barabarta me BATE të vendit të dytë e 5 më pak se Brest kryesues, por me një ndeshje më pak të luajtur se ky i fundit.

Ky ishte goli i 9 pas 19 ndeshjesh të luajtura për Bakajn, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer në Bjellorusi, duke barazuar që tani bilancin e të gjithë sezonit të kaluar me klubin e tij e me mundësinë për ta përmirësuar atë deri në mbyllje të edicionit. /vipsport.al/