Asani lë mënjanë problemet, karikon dhe bashkon Partizanin para Bylisit

Ka lënë mënjanë problemet me trajnerin, nuk është ky momenti. Jasir Asani vjet u bë idhulli e padyshim edhe lider te Partizani që fitoi titullin kampion duke gëzuar të gjithë tifozët anembanë Shqipërisë, por edhe jashtë vendit.

Sot, nuk ka kohë për qejfmbetje. Mesfushori me tipare sulmuese ka reaguar e madje duke i dhënë përkrahje skuadrës. Për Asanin, në këtë moment të Partizanit nuk ka rëndësi se është në tribunë, stol apo titullar…

Ai në një postim në “Instagram” motivon shokët e skuadrës por lëshon edhe një mesazh se të gjithë duhet që të jenë më të bashkuar se kurrë në sfidën e sotme dhe jo vetëm.

Partizani sot pret Bylisin në orën 16:00 në “Selman Stërmasi” dhe të kuqtë mendojnë vetëm fitoren e ndeshjes ndaj ballshiotëve, për të mbetur në vendet e kreut dhe kandidatë për titullin kampionë.

E.S./Vipsport.al/