As rikonstruksioni nuk bëri punë, “shpërthen” Ançeloti: Të paaftë, për dy muaj ndërton një shtëpi

Stadiumi i Napolit i është nënshtruar një rikonstruksioni kohët e fundit, megjithatë duket se puna e bërë në stadium është shumë larg pritshmërive. Vetë trajneri Karlo Ançeloti ka mbetur i zhgënjyer nga puna e bërë deri tani, duke qen se kushtet në dhomat e zhveshjes janë jashtë çdo standardi.

Ançeloti ka “shpërthyer” kundër klubit në lidhje me këto punime duke u shprehur se pranoi kërkesën për të luajtur dy ndeshje jashtë për shkak të punimeve dhe se ato ende nuk kanë përfunduar. Ançeloti i konsideroi të paaftë ata që merren me këtë punë duke shtuar se dy muaj, janë të mjaftueshme për të ndërtuar një shtëpi.

“Pashë kushtet e dhomave të zhveshjes në ‘San Paolo’ dhe nuk kam fjalë. Pranova kërkesën e klubit për të luajtur 2 ndeshje jashtë në mënyrë që të punohet dhe të përfundojë puna siç u premtua. Në dy muaj mund të ndërtohet një shtëpi ndërsa ata nuk kanë qenë të aftë të rregullojnë dhomat e zhveshjes.

Jam i inatosur nga moskorrektësia e atyre që po kryejnë këto punë. Unë shoh një përbuzje ndaj skuadrës së qytetit dhe një mosveprim e për këtë, jam shumë i shqetësuar”, u shpreh Ançeloti. /Erjon Allaraj-VipSport.al/