Arsye dhe situatë qesharake, mbrojtësi i Frankfurtit padit nënën e tij në Gjykatë

Një situatë e çuditshme është krijuar nga futbollisti i Ejntraht Frankfurtit, Dani Da Kosta i cili ka përfunduar në seancë gjyqësore me nënën e tij. E gjitha kjo, ka një prapaskenë shumë qesharake, të cilën të gjithë që e dëgjojnë, nuk do ta besonin që mund të jetë e vërtetë.

Futbollisti 26-vjeçar pretendon se nëna e tij i ka vjedhur 6 fanella ndeshjesh të cilat i ka pasur kujtim dhe i ka kërkuar t’ia rikthejë. Pavarësisht kërkesës, nëna e tij nuk ka bërë hap prapa dhe e ka “detyruar” futbollistin që të bëjë një padi në gjykatën e Këlni ku edhe pritet që ditët në vijim të mbahet seanca gjyqësore.

E vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë, është që futbollistit t’i rikthehen fanellat nga nëna dhe të mbyllet gjithçka me kaq. Prindërit e futbollistit, janë ndarë vite më parë dhe vetë mbrojtësi kishte dalë në krah të nënës së tij duke e ndihmuar me të ardhura dhe duke i qëndruar pranë. Por, edhe kjo lidhje ka marrë fund dhe Da Kosta kërkon që secili të shohë tashmë punën e vet. /Erjon Allaraj-VipSport.al/