Arisi i Selanikut kërkon trajner, Basha mund të vihet nën urdhrat e legjendës së Real Madrid

Arisi i Selanikut nuk i ka aspak mirë punët në kampionat grek teksa në dy javët e para të kampionatit ende nuk ka gjetur rrugën drejt suksesit. Ndërkohë, periudhës negative të skuadrës ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar Migjen Basha, i shtohet edhe eliminimi nga kompeticionet europiane,  pasi nuk ia dolën të kualifikoheshin në Europa League ndaj Moldes.

Në këtë formë, drejtuesit e klubit grek kanë mbetur të pakënaqur nga puna e trajnerit të tyre, teksa kanë nisur të mendojnë për shkarkimin e tij. Drejtori sportiv i Arisit, Karisteas, ish-sulmuesi i famshëm i Greqisë, ka menduar t’ia dorëzojë postin ish-futbollistit të Real Madrid, Gutit.

Kështu, Karisteas do të ulet në bisedime me Gutin gjatë kësaj jave për ta bindur të firmosë në Greqi. Nëse marrëveshja finalizohet me sukses, atëherë Arisi i Bashës do të kishte në krye një emër prestigjioz i cili ka lënë gjurmë me Real Madrid. /Egi Çabeli-VipSport.al/