Analistit i shpëton goja në transmetim direkt: Për të ndalur Lukakun, jepi 10 banane

Kur bota e sportit po mundohet gjithnjë e më shumë të luftojë me racizmin, teksa së fundmi janë shënuar shumë raste, sidomos nga shkallët e stadiumeve italiane. I fundit që e provoi këtë shije të hidhur, ishte sulmuesi i Interit , Romelu Lukaku. Ndërkohë, një episod i rëndë është regjistruar edhe në një transmetim direkt.

I ftuari i përhershëm i emisionit Top Calcio24, Luçiano Pasarani, duke komplimentuar aftësitë fizike të sulmuesit të Interit, kërkoi që ta lavdëronte edhe më shumë duke bërë një krahasim i cili nuk shkoi siç duhej.

“ Lukaku në situata vetëm për vetëm është i papërmbajtshëm, ose duhet t’i jepni 10 banane…” u shpreh Pasarani. Një frazë e cila tingëlloi raciste. Pak momente më vonë drejtuesi i programit kërkoi falje për deklaratën, ndërsa lajmëroi edhe përjashtimin e Pasranit nga emisionet e ardhshme.

/Egi Çabeli-VipSport.al/