Akuzat e Ançelotit për stadiumin, në Itali e sigurojnë: Ka keqkuptim, përfundon në kohë

Stadiumi i Napolit i është nënshtruar një restaurimi dhe Karlo Ançeloti pranoi që dy ndeshjet e para në kampionat t’i luante jashtë në mënyrë që punimet në stadium të përfundonin. Megjithatë, puna ende nuk ka përfunduar dhe ditën e djeshme Ançeloti reagoi ashpër kundër klubit dhe atyre që po merreshin me punën.

Trajneri italian i konsideroi të paaftë duke shtuar se për 2 muaj mund të ndërtohet një shtëpi, e jo më të rregullohen dhomat e zhveshjes. Sakaq, ai ka marrë siguri se punimet do të përfundojnë së shpejti dhe këtë e ka dhënë komisioneri i Universiadës, Xhanluka Basile.

“Më vjen keq për fjalët e Ançelotit sepse ka disa keqkuptime në këtë mes. Me klubin ne kemi rënë dakord që puna do të përfundojë ditën e enjte dhe të premten do të bëhen pastrimet e fundit dhe do të jetë gati për Napolin. Kam shpjeguar edhe më parë se jemi drejt fundit të punimeve”, u shpreh Ançeloti. /Erjon Allaraj-VipSport.al/